Nuk miratohet Projektligji për uljen e kostos së shtrirjes së rrjeteve të komunikimeve, shkak mungesa e kuorumit

22 korrik 2021 | 16:24

Deputetët e Kuvendit të Kosovës e kanë vazhduar seancën pas pauzës që kishin.

Për herë të tretë ka dalë në votim, Projektligji nr. 08/L-007 për masat për uljen e kostos së shtrirjes së rrjeteve të komunikimeve elektronike të shpejtësisë së lartë, por asnjëherë nuk është arritur kuorumi i mjaftueshëm për miratim.

Ndërsa me 66 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim është votuar Projektligji nr. 08/L-022 për identifikimin elektronik dhe shërbimet e besuara në transaksionet elektronike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe…