Nuk mund të qëndrojë askush dhunshëm në Qeveri

29 maj 2020 | 08:40

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, deputeti i PDK-së Enver Hoxhaj ka thënë se Gjykata Kushtetuese konfirmoi rendin kushtetues dhe demokratik në Kosovë.

“Deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës u takon që të vendosin për secilën qeveri të ardhshme dhe çdo qeveri duhet të japë llogari para tyre dhe qytetarëve! Nuk mund të qëndrojë askush dhunshëm në Qeveri. Nuk mund të ketë pushtet absolut të të parit dhe as bllokim të institucioneve demokratike!”, ka shkruar Hoxhaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Mbrëmë me shumicë votash, gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese e kanë cilësuar të drejtë dhe në përputhje me Kushtetutën e vendit vendimin e presidentit Hashim Thaçi për t’ia dhënë mandatin për formimin e qeverisë së re Avdullah Hotit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

(M.Q / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka thënë se dekreti i presidentit…