Nuk na duhen partitë nëse humben mbi 50 mijë vende të punës

25 maj 2020 | 21:57

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se sot janë testuar gjithsej 243 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, dhe nga to janë konfirmuar gjashtë raste me Covid-19.

Rastet pozitive janë raste kontakti nga Komuna e Prizrenit gjashtë raste (sipas vendbanimit: gjashtë raste Romajë).

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se shumë vonë jemi me intervenimin ekonomik.

“Nuk do të na duhen partitë në qoftë se humben mbi 50 mijë vende të punës”, ka shkruar Ahmeti në llogarinë e vet në “Facebook”.

Postimi i Ahmetit:

0 (zero) raste në Pr!
Shumë vonë jemi me intervenimin ekonomik! Nuk do të na duhen partitë në qoftë se humben mbi 50 mijë vende të punës. Siç do të thoshte Bill Clinton “its the economy s…”

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtrimet i kanë obligim për çdo mëngjes. Edhe trajnimet me…