Nuk paguan gjobat, KQZ-ja ua ndal mjetet LV-së, PDK-së, LDK-së dhe AAK-së

21 maj 2025 | 15:25

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e mbajtur të mërkurën ka marrë vendim që të ndalen mjetet për disa subjekte politike të cilat nuk kanë paguar gjobat e vendosura nga PZAP gjatë fushatës së zgjedhjeve të nëntë shkurtit.

Në një komunikate për medie, KQZ-ja ka publikuar emrat e partive dhe shumën e parave që do t’u ndalen.

Aty shihet se thuajse shumica e subjekteve të mëdha nuk kanë paguar gjobat.

“Në vazhdim të mbledhjes, KQZ mori vendim për ndalimin e mjeteve për subjektet politike parlamentare ndaj të cilave Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka shqiptuar gjoba gjatë fushatës së zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës, të mbajtura më 9 shkurt 2025. Mjetet e ndaluara nga Fondi për mbështetjen e subjekteve politike do të transferohen në xhirollogarinë e PZAP-it dhe vendimi i KQZ-së do të zbatohet me tri ndalesa gjatë ndarjes së mjeteve, në tre tremujorët e ardhshëm”, është thënë në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Artan Behrami, ka…