Nuk shkoi në punë më shumë se gjashtë muaj, “Trepça” e largon punëtorin nga puna

28 janar 2026 | 08:14

Ndërmarrja “Trepça” ka njoftuar se e ka larguar nga puna një punëtor.

Bazuar në raportet zyrtare, ai ka munguar mbi 6 muaj në punë.

“Pas shqyrtimit të çështjes, Komisioni ka konstatuar shkelje të rëndë të detyrave të punës, në përputhje me nenin 10, paragrafi 1, nënparagrafi 1.27 të Rregullores nr. prot. 2906, datë 30.07.2020, për Përgjegjësinë Disiplinore dhe Materiale të Punëtorëve të Trepça Sh.A. Sipas kësaj rregulloreje, shkelje e rëndë konsiderohet mungesa nga puna pa arsye tri ditë rresht ose pesë ditë brenda 12 muajve. Në bazë të këtyre shkeljeve, Komisioni Disiplinor, me vendim nr. Prot:805 datë 27.01.2026, ka shqiptuar masën disiplinore ndërprerje e marrëdhënies së punës, pasi që i njëjti ka munguar qe nga muaji gusht 2025, qe i bie me shume se 6 muaj i njëjti për përudhen e cekur nuk është paguar nga Trepça sh.a.”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mesazh në aplikacionin Signal… dhe hapja e një linku për…