Nuk u shfrytëzuan mundësitë sa duhet për ta konsoliduar shtetin

16 shkurt 2018 | 10:22

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka thënë se në këtë dhjetëvjetor të shtetësisë Kosova ka të arritura të cilat nuk mund të mohohen, por janë shumë të vogla.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Krasniqi ka theksuar se mundësitë për të qenë një shtet i ndërtuar dhe konsoliduar nuk janë shfrytëzuar sa duhet.

Sipas tij, në shumë raste këto mundësi u keqpërdoren më së shumti nga të zgjedhurit e popullit.

Krasniqi ka bërë thirrje për unitet në ecjen e shtetit tutje.

“Ashtu siç e kemi koordinuar rrugën deri te pavarësia, duhet ta vazhdojmë. Sigurisht na pret një punë e madhe dhe e përgjegjshme”, ka thënë Krasniqi, i cili për çdo ngecje, moszhvillim të vendit, për mospërmbushje të standardeve të kërkuara nga faktori ndërkombëtar, i ka fajësuar udhëheqësit e vendit.

(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
U përurua libri  “Kundër Harresës Gjenocidi Serbë në Kosovë 1998-1999”…