
Nuk votoi për Gërvallën, reagon Shqipe Selimi me fakte për mosvotim
Bashkëshortja e Rexhep Selimit, e cila është deputete e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LV-së, Shqipe Selimi, sot nuk votoi për Donika Gërvallen për kryeparlamentare, e cila u propozua nga subjekti politik ku vepron.
Ajo pas interesimit të medieve, ka shkruar në “Facebook” për këtë mosvotim.
Deputetja Selimi ka publikuar dy deklarata të Donika Gërvallës të vitit 2020, ku ajo sulmon bashkëshortin e saj, Rexhep Selimin.
“Në përgjigje të interesimit të madh të mediave dhe opinionit publik lidhur me arsyen se pse nuk mora pjesë në votim gjatë seancës së sotme, dëshiroj të sqaroj se mospjesëmarrja ime nuk lidhet me motive partiake. Ajo ka të bëjë me një postim të datës 7 shkurt dhe 25 mars 2020, të cilin po e bashkëngjis në këtë shkrim. Këtë shpjegim po e bëjë për hir të transparencës dhe respektit ndaj opinionit, mediave dhe në veçanti, përkrahësve e votuesve të Lëvizjes Vetëvendosje. I falënderoj për mirëkuptimin kolegët, aktivistët dhe votuesit e Lëvizjes”, ka shkruar deputetja Selimi.