Numër alarmant i vdekjeve në trafik, Hoxha: Për 26 vjet humbën jetën mbi 3 100 persona

04 shkurt 2026 | 11:20

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka bërë me dije se numri i vrasjeve, grabitjeve, vjedhjeve të rënda dhe po ashtu i rasteve të dhunës në familje ka pasur rënie në Prishtinë.

Megjithatë, në një konferencë lidhur me prezantimin e raportit vjetor të punës për vitin 2025 në Prishtinë, Hoxha ka thënë se ka pasur rritje të numrit të aksidenteve me fatalitet.

“Jo vetëm në Prishtinë, por gjithandej Kosovës kemi pasur rritje të rasteve me fatalitet në trafik. Për njoftimin tuaj dhe të gjithëve, Kosova që nga viti 2000 deri në fund të vitit 2025 i ka humbur mbi 3 100 njerëz në trafik. Është numër i madh i jetëve të humbura, dhe një prej prioriteteve ka me qenë siguria në trafik”, ka thënë Hoxha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ministri i Punëve të Jashtme, deputeti i zgjedhur i PDK-së,…