Numër rekord i të papunëve në Amerikë

26 mars 2020 | 14:15

Më shumë se tre milionë njerëz kanë aplikuar për përfitimet e të papunëve në ShBA javën e kaluar.

“New York Times” ka raportuar se kjo është një shifër rekord.

Numri i amerikanëve që paraqesin kërkesa për përfitime të papunësisë pësoi këtë rritje pasi ky vend ndërmori masa të rrepta për të luftuar pandeminë e Covid-19.

Këto ndalesa të papritura kanë nxitur një valë lirimesh nga puna që ka të ngjarë t’i japin fund bumit më të gjatë të punësimit në historinë e ShBA-së.

Kërkesat fillestare për përfitime nga papunësia u rritën në 3.28 milionë në javën e fundit nga 282 000 të rishikuara sa ishin javën e kaluar, duke eklipsuar rekordin e mëparshëm të 695 000 kërkesave të vendosur në vitin 1982, ka thënë enjten Departamenti i Punës i SHBA-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori rajonal evropian i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSh), Hans…