Numërimi brenda dhe jashtë vendit / PS-ja forcë e parë me rreth 776 mijë vota, PD-ja siguron 504 mijë vota

14 maj 2025 | 11:19

Partia Socialiste deri më tani ka arritur të sigurojë 83 mandate, ndërsa PD-ja 50, kurse PSD-ja ka dalë forca e tretë.

Gjatë votimit të qytetarëve brenda vendit, 733.149 vota ka siguruar PS-ja, kurse PD-ja 481.548 duke dalë forca e dytë.

Koalicioni Shqipëria Bëhet ka marrë 49.393, kurse Partia Social Demokrate ka dalë forcë e katërt me 47.498, raporton TCh.

Nga ana tjetër votat e diasporës vazhdojnë të numërohen. Deri më tani janë numëruar 79.409 zarfe nga 194.889.

Partia Socialiste kryeson edhe në votat e diasporës ku deri më tani ka marrë 42.492, e pasuar nga PD me 22.481.

Forcë e tretë është Koalicioni Shqipëria Bëhet me 6670, kurse forcë e katërt është Partia Mundësia me 2781.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar zyrtarisht të gjithë anëtarët…