Numërimi i votave për deputetë drejt fundit, kanë mbetur veç edhe 153 kuti

02 janar 2026 | 14:11

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) po vazhdon me numërimin e votave të kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Deri më tani, janë numëruar 94 për qind e fletëvotimeve, derisa kanë mbetur 153 kuti votimi pa u numëruar.

Kandidatët më të votuar për deputetë:

Lëvizja  Vetëvendosje: Albin Kurti, Glauk Konjufca, Albulena Haxhiu, Hekuran Murati dhe Donika Gërvalla.

PDK: Bedri Hamza, Arian Tahiri, Përparim Gruda, Uran Ismaili dhe Sala Jashari.

LDK: Lumir Abdixhiku, Hykmete Bajrami, Ukë Rugova, Avdullah Hoti dhe Doarsa Kica-Xhelili.

AAK: Ramush Haradinaj, Daut Haradinaj, Besnik Tahiri, Bekë Berisha dhe Agim Çeku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Viti 2025 në futboll ishte një udhëtim plot emocione, i…