Numërohen 13 nga 47 vendvotimet e përfaqësive diplomatike
12 qershor 2026
| 10:38
Në QNR është duke vazhduar procesi i numërimit të fletëvotimeve që i takojnë votimit jashtë Kosovës, përkatësisht votimit në 30 përfaqësi diplomatike, i cili ka filluar pasditen e 11 qershorit.
Deri më tani (e premte, 12 qershor 2026, ora 09:00) janë numëruar 13 nga 47 vendvotimet e përfaqësitë diplomatike.
Më 6 qershor 2026, votimi u zhvillua në 30 përfaqësi diplomatike, në 18 shtete të ndryshme. Nga 27,724 shtetas të regjistruar, kanë votuar 22,860 apo 82.46%. Këto fletëvotime janë në proces numërimi.
Pas përfundimit të numërimit të çdo vendvotimi nga përfaqësitë diplomatike, të dhënat janë duke u transmetuar në platformën e KQZ-së për rezultate: https://resultsparliamentary2026.kqz-ks.org/



