
Numërohen 44.15 për qind e kutive të votimit në Shqipëri, PS-ja kryeson me 83 mandate, Shehaj ia merr një mandat PD-së
12 maj 2025
| 14:31
Sipas shifrave zyrtare të raportuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, votat në çdo qark të përkthyera në mandate, japin një tablo ku Partia Socialiste kryeson thellë me numër mandatesh.
Kështu socialistët kanë deri tani 83 mandate, ku rezultatin më të mirë e kanë në Tiranë, Fier, Durrës dhe Elbasan.
Nga ana tjetër koalicioni i kryesuar nga Partia Demokratike nga 51 mandate që kishte, tashmë ka 50.
Sa i përket partive të reja, PSD-ja e Tom Doshit është forcë e tretë politike në Kuvend me 3 mandate, koalicioni “Nisma Shqipëria bëhet” ka 1 mandat, ndërkohë që Partia Mundësia ka 2 mandate dhe Lëvizja Bashkë një mandat. /TCh