Numërohen gati 80 për qind të votave me postë, ky është rezultati

05 janar 2026 | 12:02

Në Qendrën e Numërimit të Rezultateve (QNR) tashmë janë numëruar rreth 80 për qind të votave me postë për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 28 dhjetorit.

Bazuar në përditësimet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Vetëvendosje vazhdon të jetë e para me mbi 70 %, pasuar nga LDK-ja me 10.64 % dhe e treta Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 8.33 %.

Ndërsa bazuar në rezultatet e përmbledhura nga KQZ, LV-ja ka marrë 50.52 % apo 462,487 vota dhe e dyta është  PDK me  20.48 % – 187,455 vota.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas suksesit të edicionit të parë, LuxDev, ka lansuar edicionin…