
Numërohen mbi 13 mijë vota me kusht, ja sa vota morën LV-ja, PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja
01 mars 2021
| 16:13
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se deri tani janë numëruar mbi 13 mijë e 570 vota me kusht dhe të personave me aftësi të kufizuara.
Sipas KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje deri tani ka 6 mijë e 747 vota, pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me 2 mijë e 373 vota, shkruan “Epoka e re”.
Lidhja Demokratike e Kosovës deri tash ka marrë 1 mijë e 473 vota dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 1 mijë e 301 vota.
Gjithsej, janë 31 mijë e 500 me kusht dhe 2 mijë e 800 vota të personave me aftësi të kufizuara.