Numërohen mbi 41 për qind të votave, këta janë kandidatët për deputetë që kanë marrë më së shumti vota

30 dhjetor 2025 | 15:26

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është duke vazhduar me numërimin e votave për kandidatët për deputetë.

Në bazë të të dhënave të publikuar në faqen e KQZ-së, në Vetëvendosje më të votuarit janë: Albin Kurti, Glauk Konjufca dhe Albulena Haxhiu.

Sipas këtyre të dhënave, kanëidatët më të votuar deri më tani në PDK janë: Bedri Hamza, Arian Tahiri dhe Përparim, Gruda, kurse në LDK Lumir Abdixhiku, Hykmete Bajrami dhe Ukë Rugova.

Ramush e Daut Haradinaj dhe Besnik Tahiri janë më të votuarit në listën e AAK-së për deputetë.

10 kandidatët më të votuar nga katër partitë shqiptare:

Lëvizja Vetëvendosje:

1. Albin Kurti 141 866 vota
2. Glauk Konjufca 110 479 vota
3. Albulena Haxhiu 57 759 vota
4. Hekuran Murati 57 186 vota
5. Donika Gërvalla- Schwarz 50 995 vota
6. Xhelal Sveçla 46 109 vota
7. Hajrulla Çeko 42 642 vota
8. Avni Dehari 37 875 vota
9. Mimoza Kusari-Lila 35 467 vota
10. Ejup Maqedonci 32 310 vota

Partia Demokratike e Kosovës:

1. Bedri Hamza 64 390 vota
2. Arian Tahiri 30 610 vota
3. Përparim Gruda 28,545 vota
4. Uran Ismaili 22 251 vota
5. Sala Jashari 20 413 vota
6. Vlora Çitaku 18 100 vota
7. Arben Mustafa 16 028 vota
8. Enver Hoxhaj 15 156 Vota
9. Rrahman Rama 11 809 vota
10. Ganimete Musliu 11 462 vota

Lidhja Demokratike e Kosovës:

1. Lumir Abdixhiku 31 294 vota
2. Hykmete Bajrami 19 855 vota
3. Ukë Rugova 17 396 vota
4. Avdullah Hoti 15 308 vota
5. Doarsa Kica-Xhelili 15 257 vota
6. Kujtim Shala 13 783 vota
7. Anton Quni 11 070 vota
8. Armend Zemaj 10 512 vota
9. Lutfi Haziri 9 257 vota
10. Janina Ymeri 7 261 vota

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës:

1. Ramush Haradinaj 16 188 vota
2. Daut Haradinaj 9 973 vota
3. Besnik Tahiri 9,782 vota
4. Bekë Berisha 7 219 vota
5. Time Kadrijaj 6 576 vota
6. Agim Çeku 6 556 vota
7. Burim Ramadani 6 085 vota
8. Arber Tolaj 5 725 vota
9. Lahi Brahimaj 4 015 vota
10. Albana Bytyqi 3 871 Vota

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ylli i Nickelodeon, Tylor Chase, 36 vjeç, u rikthye në…