Numërohen mbi 67 % e votave të diasporës, Erdogani prin 55.36 %

15 maj 2023 | 08:06

Në Turqi janë duke u numëruar votat e diasporës për zgjedhjen e presidentit.

Deri tani janë numëruar 67.33 %, ku presidenti aktual Rexhep Tajip Erdogan prin me 55.36 %.

Rivali i tij, Kemal Kiliçdarogjlu, ka mbledhur 41.26 %, ndërkaq Sinan Ogjan 2,20 %.

Kujtojmë se nga votat vendore, Erdogan ka rënë në 49.35 % e Kiliçdarogjlu ka mbledhur 45 %.

Nëse asnjëri kandidat nuk e arrin 50 përqindëshin në fund të numërimit të votave, atëherë vendi shkon në balotazh.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Socialiste e Shqipërisë ka fituar 8 bashki të vendit,…