Numri 129 për AAK-në, Haradinaj: Të renditur e në rresht si një, jemi krah teje Kosovë
07 dhjetor 2025
| 15:49
Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar pas përcaktimit të numrit 129 me të cilin partia do të garojë në zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Përmes një postimi në “Facebook”, Haradinaj ka shkruar se t”ë renditur dhe në rresht si një, ne jemi pranë teje Kosovë”
“129 është numri i AAK-së në këto zgjedhje. Të renditur e në rresht si Një, jemi krah teje, Kosovë. Kosova na thërret! Na priftë e mbara”, ka shkruar Haradinaj.



