Numri 2 i listës së PDK-së – zëri që i duhet Asamblesë së Drenasit

25 shtator 2025 | 16:05

Kandidati me numrin 2 i listës zgjedhore të PDK-së në Drenas, Bekim Lestrani, i ka hyrë garës për asamblist. Lestrani i cili është invalid i UÇK-së, iu është bashkur vizionit të Petrit Hajdarit, kandidat për kryetar të Drenasit.

Profili i Bekim Lestranit

Bekim Lestrani ka lindur më 19 gusht 1982, Drenas – Kosovë, është politikan, aktivist dhe intelektual i njohur në jetën publike të Drenasit. Ai vjen nga një familje e njohur patriotike, e cila brez pas brezi ka dhënë kontribut për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Të parët e tij kanë qenë pjesëtarë të grupit të Shaban Polluzhës, duke lënë gjurmë në historinë e qëndresës shqiptare.

Familja Lestrani ka një histori të thellë sakrifice: vëllai i madh i Bekimit ishte i burgosur politik gjatë regjimit serb, ndërsa vëllai i dytë, Remzi Lestrani, humbi gjymtyrët gjatë luftës së UÇK-së. Vetë Bekimi, në moshë shumë të re, u radhit në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku edhe u plagos në vijën e frontit.

Pas luftës, ai vijoi studimet dhe arriti të përfundojë kualifikimin universitar në fushën e Sociologjisë dhe Ekonomikut, duke kombinuar përvojën e tij të drejtpërdrejtë nga jeta me njohuritë akademike. Ky kombinim e ka ndihmuar ta shohë politikën si mjet për zhvillim social, ekonomik dhe drejtësi.

Në planin politik, Bekimi është aktiv në Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) që nga viti 2003. Aktualisht është anëtar i Kryesisë së Degës së PDK-së në Drenas dhe mban postin e Kryesuesit të Kuvendit Komunal të Drenasit.

Me dy mandate të fituara me mbështetjen më të madhe të qytetarëve brenda partisë së tij, ai është dëshmuar si një prej figurave më të besuara të PDK-së në Drenas. Në zgjedhjet e tetorit 2025, ai garon për herë të tretë me numrin 191 në listën e PDK-së dhe me numrin rendor 2 në fletëvotim.

Bekim Lestrani njihet për qëndrimet e tij të qarta dhe të guximshme në mbrojtje të drejtësisë dhe pronës publike, shpesh edhe duke sfiduar linjën e partisë, kur ajo nuk përputhej me interesin qytetar.

Në vizionin e tij politik, ai vendos theksin tek zhvillimi ekonomik lokal, përparimi i infrastrukturës, përkrahja e të rinjve dhe ruajtja e vlerave të luftës së UÇK-së, duke e vendosur qytetarin dhe interesin publik në qendër të çdo vendimi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryediplomatja e BE-së, Kaja Kallas, ka bërë bashkë udhëheqës e…