Numri 3 i LDK-së – Ibadete Mehmeti, zëri i qytetarëve të Ferizajt

05 shtator 2025 | 12:56

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), dega në Ferizaj, ka shpallur listën e kandidatëve për Kuvendin Komunal për zgjedhjet e 12 tetorit 2025. Në mesin e tyre, një ndër emrat që bie në sy është ekonomistja dhe juristja e njohur Ibadete Mehmeti, e cila garon me numrin 3 në listën e LDK-së.

Kandidati për kryetar të Ferizajt nga LDK-ja, Visar Azemi, ka theksuar se lista e këtij viti është një kombinim i gjeneratave dhe profileve të ndryshme profesionale, duke synuar përfaqësim gjithëpërfshirës të qytetarëve.

Ibadete Mehmeti është përfaqësuese e brezit të ri profesionistësh që sjellin energji të re, ide të freskëta dhe vizion për një Ferizaj më të zhvilluar. Me përvojën e saj në fushën e ekonomisë dhe drejtësisë dhe përkushtimin ndaj qytetarëve, ajo synon të jetë një zë i fuqishëm i tyre në vendimmarrjet komunale. Mehmeti ka thënë se si kandidate për Asamblenë e Kuvendit Komunal të Ferizajt, rikthehet pranë qytetarëve me një qëllim të qartë: Të jetë zëri tyre!

“Unë besoj tek ju – besomëni edhe ju mua!”, ka shkruar Ibadete Mehmeti në prezantimin e saj.

Prandaj vota për numrin 3 në listën e LDK-së është votë për zhvillim, transparencë dhe përfaqësim dinjitoz të qytetarëve të Ferizajt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Arrita Kusari nga Gjakova shpall të pavlefshme diplomën dhe dëftesat…