Numri i ushtarëve urkrainas të vdekur në fushëbetejë është 55 000

05 shkurt 2026 | 08:23

Numri i ushtarëve ukrainas të vrarë në fushën e betejës si rezultat i luftës së vendit me Rusinë vlerësohet në 55,000, ka thënë presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, për France 2 TV të mërkurën.

“Në Ukrainë, zyrtarisht numri i ushtarëve të vrarë në fushën e betejës – qoftë profesionistë apo të rekrutuar, është 55,000”, ka deklaruar Zelensky.

Zelensky ka shtuar se përveç kësaj shifre viktimash, ishte edhe një “numër i madh njerëzish” që konsideroheshin zyrtarisht të zhdukur.

Presidenti ukrainas kishte përmendur më parë një shifër për të vdekurit ukrainas të luftës në një intervistë me rrjetin televiziv amerikan NBC në shkurt 2025, duke thënë se më shumë se 46,000 ushtarakë ukrainas ishin vrarë në fushën e betejës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në një zbulim të ri nga dosjet e fundit të…