
Numri im është 13 në listën e PDK-së në Pejë, uroj që ky numër të jetë zgjedhja juaj
Kandidatja e PDK-së për asambliste në Pejë me numër 13, Antigona Gashi, përmes rrjeteve sociale ka përcjell një mesazh për qytetarët e Pejës.
Ajo ka kërkuar votën e tyre për në asamblenë e Pejës.
“Të dashur qytetarë të Pejës. Kemi hyrë në javën e fundit të fushatës zgjedhore dhe dita e 7 e kësaj jave, është dita kur do t’u drejtohemi kutive të votimit, për të votuar në zgjedhjet lokale. Gjatë gjithë kësaj kohe, unë ju kam njoftuar për kandidaturën time, që të jem asambliste në Komunën e Pejës. Po ashtu, unë ju kam njoftuar edhe planin tim, për pikat, problemet dhe për hapësirat ku unë mendoj që mund të ngre zërin dhe të jap kontributin tim, si qytetare e Pejës. Numri im është 13, në listën e PDK-së dhe uroj që ky numër të jetë zgjedhja juaj, që unë të jem zgjidhja juaj!”, ka shkruar Gashi.