Nunavuti, një nga vendet ende pa raste me koronavirus

30 mars 2020 | 08:46

Masa e saj tokësore është e ngjashme me madhësinë e Meksikës dhe vdekjet nga sëmundjet e frymëmarrjes janë pesë herë më të larta se mesatarja kanadeze, megjithatë është një nga vendet e fundit në tokë që ka mbetur pa u prekur nga virusi COVID 19.

Është pikërisht Nunavut, territori i gjerë i veriut të largët të Kanadasë. Shmangia nga ky virus që ka rrethuar pjesën më të madhe të globit është veçanërisht e rëndësishme në këtë rajon.

Tuberkulozi është akoma një kërcënim i madh për shëndetin në të gjithë Nunavutin, ku sistemi mjekësor është i kufizuar dhe ku më shumë se 10 persona jetojnë në një çati, transmeton Indeksonline.

Kësisoj shumica e popullsisë është shpërndarë nëpër fshatra të vogla në një zonë masive. ‘Ne e dimë se ky virus mund të ketë një efekt të vërtetë të makthit në komunitetin tonë, kështu ne po përpiqemi të bëjmë gjithçka që mundemi. U desh të merrnim hapa të shpejtë për shkak të mënyrës së jetesës së komuniteteve këtu”, tha kryetari i bashkisë së Nunavut.

Të dhënat në Kanada kanë treguar se janë raportuar mbi 4 000 raste të prekur nga COVID 19 dhe 39 viktima.

Virusi u shfaq në secilën nga 10 provincat, përveç Nunavutit.

“Mendoj se fakti që kemi më pak pika hyrëse se kudo tjetër në botë, është një nga arsyet pse është vendi i fundit”, tha kryeministri i Nunavut, Joe Savikataaq.

Por pavarësisht kësaj ai porositi qytetarët që ta mbajnë distancën e nevojshme dhe të jenë të përgjegjshëm për efektin e injorimit të këtij virusi.

“Sa të fillojë të përhapet nga personi në person, kjo do të shfaqë sfidën tonë më të madhe”, shtoi ai.

Ky vend ka një popullsi prej 39 mijë personave, duke përfshirë 8 000 njerëz vetëm në Iqaluit.

Për ta mbrojtur rajonin, qeveria ka zbatuar kufizime të rrepta për ushtarët nga vendet e tjera.

Kjo është unike në Kanada pasi, pavarësisht prej deklaratave të hapura për urgjencë, kanadezët në pjesën tjetër të vendit janë akoma të lirë të udhëtojnë përtej kufijve krahinorë dhe territorialë.

Që nga e mërkura në Nunavut lejohen të hyjnë vetëm punëtorët shëndetësorë apo këta të urgjencave të tjera.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga Nicholas Mulder A është bota në luftë me koronavirusin?…