Nunez mund të rikthehet në Premier League

03 mars 2026 | 12:38

Sulmuesi uruguaian, Darwin Nunez është rikthyer në qendër të vëmendjes në Angli, pasi legjenda franceze Marcel Desailly i ka rekomanduar Chelseat transferimin e tij.

Pas periudhave me ulje-ngritje, Nunez mund të largohet në verë, me Chelsean që po kërkon një sulmues të fuqishëm dhe dinamik.

Interesim ka pasur edhe nga Al Hilal, por prioritet për sulmuesin mbetet vazhdimi i karrierës në futbollin evropian.

Vera pritet të jetë vendimtare për të ardhmen e sulmuesit 26-vjeçar dhe Chelsea mund të jetë skuadra e tij e radhës ku mund të këtë rol kryesor në qendër të sulmit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata e Posaçme ka caktuar më 9 mars seancën e…