Nura: LV-ja e ka ndihmuar Listën Serbe dhe e ka djegur Nenaq Rashiqin

02 shtator 2025 | 11:11

Deputeti i PDK-së, Jakup Nura, ka vlerësuar se Lëvizja Vetëvendosje (LV) e ka ndihmuar Listën Serbe në zgjedhjet e fundit.

Ai ka bërë me dije se me sjelljet e saj partia e Albin Kurtit e ka dëmtuar opozitën e Listës Serbe.

Në emisioni “Ditari” në “Tëvë1”, Nura ka thënë se Albin Kurti e ka djegur Nenad Rashiq.

“LV –ja ka qenë jo sinqertë me Rashiqin dhe i ka ndihmua Listës Serbe që në zgjedhjet lokale të dal edhe më mirë dhe ta luftoj opozitën e vetme që ka pas dritash e që ka qenë Rashiq, i cili ka pas mundësi që të rritet me partinë e tij. Në mënyrë indirekte e ka ndihmuar Listën Serbe dhe e ka djeg Rashiqin. U pa që Rashiq nuk i ka votat, asnjë përpjekje e Vetëvendosje nuk është bë për mu zgjedh Rashiqi për nënkryetar, përpos propozimit”, është shprehur Nura.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kombëtarja shqiptare ka nisur zyrtarisht grumbullimin në Malaga, në kuadër…