Nura: Presidentja Osmani në sinkron me Kurtin për një të ardhme të përbashkët politike

03 nëntor 2025 | 15:33

Deputeti i PDK-së, Jakup Nura, ka thënë se kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, që nga shpallja e rezultateve është duke e zvarritur krijimin e institucioneve dhe tash mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare.

Deputeti Nura në një deklaratë për “RTV21” ka kritikuar edhe presidenten Vjosa Osmani se është në sinkron me kryetarin e LV-së, Albin Kurti për, siç ka thënë një të ardhme të përbashkët politike.

“Kjo është në përpjekjet e partisë fituese në zgjedhjet e shkurtit, thuajse që nga shpallja e rezultateve ajo është e pakënaqur me rezultatin të cilin e ka marrë dhe tendenca e saj vazhdimisht ka qenë shtyrja deri në momentin kur ata e shohin që është momenti i duhur për të shkuar në zgjedhje. Zemërgjerësia e kryetares së shtetit, Vjosa Osmani, mendoj se është një sinkron i tyre i cili dëshmon se edhe në të ardhmen do të jenë afër njëri tjetrit”.

“Është më të ardhur keq pasi që partitë e ish-opozitës nuk mund ta krijojnë një Qeveri, ndoshta jo me një shumicë të theksuar, por Qeverinë mendoj se do ta kishin krijuar, por për shkak të neglizhencës apo të mos unitetit të një partie ish-opozitare ne sot duhet t’i mall tretojmë qytetarët me zgjedhje të një pas njëshme. Fatkeqësisht Kosova do të shkojë në zgjedhje”, ka thënë Nura.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Behxhet Sh. SHALA - BAJGORA Pësimi historik i shqiptarëve në…