Nura: Shpresoj që VV-ja ka reflektuar dhe i ka parë dëmet që i ka bërë

20 gusht 2025 | 10:54

Deputeti i PDK-së, Jakup Nura, para vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, tha se Vetëvendosje ka pasur kohë të reflektojë dhe të shoh dëmet që i ka shkaktuar.

“Shpresoj dhe besoj që do të nxjerrë një figurë që është më unifikuese. Ashtu siç edhe e kemi thënë edhe më herët, Partia Demokratike e Kosovës, në qoftë se është një figurë që s’ka qenë i implikuar në krim dhe korrupsion do ta votojmë”, tha Nura.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Erza Martinaj nga Prishtina, shpall t pavlefshme dëftesën e klasës…