
Nura takohet me Kocin: Mirënjohje për punën shumëvjeçare në shërbim të atdheut
20 gusht 2025
| 15:53
Kryetari i Skenderajt, Fadil Nura, ka pritur në takim Gani Kocin, veprimtar i njohur i çështjes kombëtare.
Me këtë rast, Nur ka vlerësuar lartë figurën e Kocit, të cilit i ka uruar shëndet të plotë.
“Kënaqësi e veçantë të pres sot në zyrë, Gani Kocin, ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ish-i burgosur politik, politikan i devotshëm dhe kontribuues i madh në shtetndërtimin e Kosovës. Përvoja e tij e pasur, rrëfimet e sakrificat e jetës së tij dhe kontributi i pandalshëm për vendin tonë mbeten frymëzim për gjeneratat e sotme dhe ato që vijnë. Me mirënjohje për të kaluarën, nderim për sakrificat dhe respekt të veçantë për punën e tij shumëvjeçare në shërbim të atdheut. Shëndetin e plotë, miku im!”, ka shkruar Nura në “Facebook”.