Nuradin Hoti ka nevojë urgjente për ndihmë

16 dhjetor 2025 | 13:27

Këshilli i Xhamisë së fshatit Kllodernicë të Skenderajt i është drejtuar të gjithë besimtarëve, miqve dhe njerëzve vullnetmirë me një apel për ndihmë për Nuradin Hotin, i cili është duke u përballur me probleme të rënda shëndetësore.

Ky këshill, ka bërë me dije se Hoti ka nevojë për trajtim urgjent në Turqi dhe se familja e ka të pamundur që t’i mbulojë shpenzimet.

Njoftimi i plotë:

NJOFTIM PËR NDIHMË URGJENTE

Në emër të Këshillit të Xhamisë dhe imamit Tafil Idrizi, u drejtohemi të gjithë besimtarëve, miqve dhe njerëzve vullnetmirë me një apel për ndihmë.

Bashkëvendasi ynë, Nuradin Hoti, po përballet me një gjendje shumë të rëndë shëndetësore, si pasojë e problemeve serioze me veshkat. Sipas mjekëve, ai ka nevojë urgjente për trajtim dhe operim në Turqi, që për momentin është e vetmja mundësi për t’i shpëtuar jetën.

Familja po bën maksimumin e mundshëm, por shpenzimet e larta të mjekimit e tejkalojnë mundësinë e tyre financiare. Për këtë arsye, në frymën e solidaritetit dhe humanizmit, kërkojmë ndihmën tuaj.  Ja ky është numri i familjareve

📞 Kontakt: 044 556 608

Rruga

Bastri Balija

Turiqec

Çdo kontribut financiar, sado i vogël, si dhe lutjet tuaja, janë ndihmë e madhe për këtë rast. Po ashtu, shpërndarja e këtij njoftimi është një mbështetje e çmuar.

Lusim Zotin e Madhërishëm që ta shpërblejë çdo bamirësi dhe t’i japë shërim sa më të shpejtë Nuradin Hotit.

Me respekt dhe falënderim,

Imami: Tafil Idrizi

Këshilli i Xhamisë Alban Fazliu

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Xhavit Haliti,…