Nurellari për Hotin: Në këmbim të postit ndryshoi bindjen për partinë

15 shtator 2021 | 08:19

Kryetari i delegacionit të Kosovës në bisedimet për çështjen e personave të zhdukur, Andin Hoti, i cili në mandatin e kaluar ishte pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), është larguar përfundimisht nga kjo parti, bërë me dije në ATV anëtari i kryesisë i PDK-së, Adri Nurellari.

I pyetur për përkrahjen që Hoti i ka dhënë Kurtit rreth çështjes së arkivave, Nurellari u shpreh se nuk i vjen çudi që kur një person largohet nga partia t’i ndërrojë edhe qëndrimet për një post.

“Po, njerëzit që marrin poste, pastaj në këmbim të posteve që marrin, e ndryshojnë edhe besnikërinë e tyre. Nuk është rasti i parë që dikush largohet nga PDK-ja dhe shkon i bashkohet një partie tjetër, i ndërron qëndrimet dhe pozicionet”, – tha ai.

Tutje Nurellari e ka përsëritur qëndrimin e PDK-së rreth pretendimeve për ekzistencën e arkivave të UÇK-së duke shtuar se kushdo që thotë se ato ekzistojnë, e dëmton Kosovën dhe se është qëndrim i papërgjegjshëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidatja për kryetare të Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila ka folur për…