Nurellari i PDK-së dënon keqpërdorimin e Gardës së FSK-së

13 nëntor 2022 | 22:37

Anëtari i Kryeisë së PDK-së, Adri Nurellari ka dënuar ashpër keqpërdorimin që iu bë rojeve të nderit të FSK-së tek pllaka e ushtarëve serbë të vrarë në vitet 1912-1918.

Reagimi i plotë i Nurellarit:

“Sot Roja e Nderit e FSK-së ka shkuar e ka nderuar një pllakë dedikuar ushtarëve serbë të vrarë gjatë luftërave të viteve 1912-18.

Pra kanë nderuar ata ushtarë që kanē bërë krimet më masive ndaj civilëve shqiptarë gjatë pushtimit të Kosovës dhe luftërave Ballkanike të cilat tronditën faktikisht gjithë botën e qytetëruar për nga mizoria”, ka shkruar Nurellari në faqen e tij në Facebook.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Loredana është ndër reperet më në zë dhe të suksesshme…