Nurellari për gjykimin e krerëve të UÇK-së: Ky është kapitulli i fundit i një rruge drejt së vërtetës

09 shkurt 2026 | 12:42

Pas kërkesës së Prokurorisë së Specializuar në Hagë për dënime prej 45 vjetësh për ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), anëtari i Kryesisë së PDK-së, Adri Nurellari, ka reaguar duke theksuar rëndësinë e këtij procesi për ndërgjegjen ndërkombëtare.

Në një status në rrjetet sociale, Nurellari ka shkruar se ky është “kapitulli i fundit i një rruge të gjatë, të rëndë dhe të dhimbshme drejt së vërtetës”, duke kujtuar sakrificën e çlirimtarëve që për më shumë se pesë vjet kanë qëndruar larg familjeve dhe vendit, por kurrë larg dinjitetit.

“Ky nuk është një proces gjyqësor dosido, por është një provë për ndërgjegjen e botës. Sot presim që drejtësia ndërkombëtare të flasë pa ndikim politik”, ka shkruar ai.

Ai ka theksuar se udhëheqësit e UÇK-së kanë përballuar çdo akuzë me durim, forcë dhe fisnikëri, duke mbrojtur jo vetëm veten, por edhe historinë e popullit të Kosovës. Nurellari thekson se ky nuk është një proces gjyqësor dosido, por një provë për ndërgjegjen e botës, dhe shpreh besimin e tij në pafajësinë e tyre.

“Ne besojmë në pafajësinë e tyre sepse besojmë në të vërtetën tonë, në sakrificën e një populli të tërë dhe në luftën e drejtë për liri e pavarësi”, ka shkruar Nurellari.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria në Gjykatën Speciale të Hagës po vazhdon shpalosjen e…