
Nurellari për Kurtin: Bota të mësojë nga ai se si boshatiset një vend i tërë, pa luftë
Opinionisti Adri Nurellari, ka gjetur kontradiktë të brendshme në ligjëratën e Albin Kurtit në Institutin Zolberg për Lëvizshmëri dhe Mobilitet në ShBA, ku për nga virtyti i emrit të institutit, ai ka thënë se “bota mund të mësojë nga ai…se si boshatiset një vend i tërë pa luftë”.
“Nëse Kurti ka një ‘arritje’ për t’u mburrur nëpër podiume ndërkombëtare, është ky: Kosova ia ka dalë që, në kohë paqeje dhe falë qeverisjes së tij, të largojë me letra të rregullta për rezidencë në BE rreth 13 për qind të popullsisë së saj! Eurostat tregon se vetëm në 5 vitet që ai ka qenë kryeministër janë marrë 210 450 leje qëndrimi për herë të parë. Vetëm në vitin 2024 kjo shifër qe 38 778 . Pra çdo vit, sa një Malishevë ose një Skenderaj i tërë, marrin leje qëndrimi për herë të parë në BE”, ka shkruar Nurellari në “Facebook”.