Nusja e Milot Rashicës sjell imazhet me të gjitha veshjet në kanagjeq (Foto)

06 shtator 2019 | 10:52

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica, po i jep fund beqarisë këtë muaj. E fejuara e Rashicës, Belkiz Kera, ditët e fundit ishte pjesë e medieve rozë mjaft shumë, për faktin se e fejuara e Milotit e bëri kanagjeqin, nga i cili publikoi pamje të shumta.

E kur jemi te pamjet, disa imazhe të reja nga kanagjegji i saj, i organizuar në muajin gusht, Belkizi, ka publikuar së fundmi në llogarinë e vet në “Instagram”, ku shihet në secilën veshje që ajo ka zgjedhur të veshë.

Ajo është dukur si një nuse tipike shqiptare, me dimi e jelek dhe me dutane si të princeshave. Çifti është i fejuar në vitin 2015.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fotografi i modës Peter Lindbergh, i njohur për fotot bardh…