Nusja në Meksikë arrestohet në ditën e dasmës

16 janar 2024 | 14:37

Një nuse është arrestuar për zhvatje të dyshuar në ditën e saj të dasmës në Meksikë dhe është fotografuar e prangosur me fustanin e saj të bardhë, e rrethuar nga policia, raporton “Skynews”.

Gruaja, e identifikuar vetëm si Nancy N nga prokurorët e shtetit, as nuk ka arritur të hynte në kishë teksa policët ia kanë zënë pritën e ceremonisë.

Ajo është ndaluar teksa ka dalë nga automjeti për të hyrë në kishë, sipas raportimeve të mediave lokale.

Burri i saj i ardhshëm, i quajtur Clemente N – pseudonimi i të cilit është “El Raton”, që do të thotë miu është duke u përkuar me të njëjtat akuza, por ka arritur i të arratisej.

Dyshja dhe të tjerët janë duke u akuzuar për zhvatje të tregtarëve të pulave në Toluca pranë Mexico Cityt dhe janë duke u dyshuar për rrëmbimin e katër punëtorëve nga një dyqan shpendësh, kanë thënë autoritetet.

Zyra e prokurorit ka postuar në mediet sociale foto të të dyshuarve të arrestuar gjatë operacionit në dhjetor, duke përfshirë nusen me fustanin e nusërisë në pranga, të rrethuar nga oficerët.

Grupi dyshohet se ka lidhje me kartelin e drogës “La Familia Michoacana”, kanë thënë autoritetet meksikane. Hetimi policor është duke vazhduar për këtë rast.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata e Qarkut në Banja Llukë shpalli vendimin për ekstradimin…