Nusja rrahet rënd nga vjehrra dhe kunata në Lipjan, përfundon në spital

29 korrik 2020 | 10:39

Një rast i rëndë është raportuar në polici nga qyteti i Lipjanit, ku vjehrra dhe kunata kanë rrahur rëndë nusen e shtëpisë, duke i shkaktuar lëndime truprore.

Viktima ka kërkuar ndihmë në spital, ndërsa është hapur rasti në polici për vjehrrën dhe kunatën, dhe shkon në procedurë të rregullt në prokurori.

“Viktima femër kosovare, ka kërkuar ndihmë mjekësor, pasi që sipas saj është sulmuar fizikisht nga vjehrra dhe kunata e saj të dyshuara kosovare”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të hënën rreth orës 14:30 në Prishtinë Policia e Kosovës…