Nusja vritet në ditën e dasmës në Francë

23 qershor 2025 | 07:55

Një nuse 27-vjeçare është qëlluar për vdekje ditën e dasmës së saj në një fshat pranë Avignonit në Francën juglindore, pas një sulmi me armë zjarri nga persona të maskuar, shkruan Gazeta Sinjali.

Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit në fshatin Goult, ndërsa ceremonia po përfundonte.

Sipas autoriteteve franceze, një nga sulmuesit e dyshuar u vra gjatë shkëmbimit të zjarrit, ndërsa dhëndri 25-vjeçar dhe një fëmijë 13-vjeçar mbetën të plagosur rëndë. Policia ka nisur një operacion të madh kërkimi me forca të shumta dhe një helikopter për kapjen e autorëve të arratisur.

Prokurorja e Avignonit, Florence Galtier, konfirmoi se sulmuesi i vrarë nuk u shtyp nga makina, siç u raportua fillimisht, por u neutralizua nga shkëmbimi i zjarrit.

Hetimet paraprake sugjerojnë se sulmi mund të ketë qenë rezultat i një larje hesapesh të lidhur me trafikun e drogës.

Policia dyshon se as viktimat dhe as autorët nuk i përkisnin komunitetit lokal prej vetëm 1000 banorësh.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot, më 23 qershor, do të përfundojë afati për partitë…