Nxehtë në Shqipëri, sot temperatura deri në 39 gradë Celsius

29 gusht 2020 | 09:03

Në Shqipëri pritet një mot i kthjellët me alternime vranësirash por që mundësitë për reshje janë të pakta.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 19º në 31ºC, në zonat e ulëta nga 24ºC në 38ºC dhe në zonat bregdetare nga 26°C në 39ºC

Era do të fryejë në drejtim Jugor-Jugperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 4 ballë.

Në Kosovë moti sot do të jetë i alternuar me kthjellime dhe vranësira por mundësitë për reshje janë të pakta. Sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 18ºC deri në 34ºC dhe në zonat e ulëta nga 23ºC në 35ºC.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Shtetëror i Maturës ka bërë të ditur se 26.669…