Nxënësit e Kamenicës informohen rreth rreziqeve nga përdorimi i internetit 

15 mars 16:31

Organizata joqeveritare Network of Peace Movement (NOPM), bashkë me koordinatoren e Njësisë Komunale për të Drejtat e Njeriut (NjKDNj), Nazmije Demolli-Kastrati, kanë mbajtur ligjëratë me temën “Si t’i mbrojmë fëmijët nga rreziqet e internetit”, në shkollën fillore “Abdullah Krashnica” në Koretin, me nxënësit e klasave të VII, VIII dhe IX.

Qëllimi kryesor i kësaj ligjërate ka qenë të informojë nxënësit rreth rreziqeve që mund të hasin gjatë përdorimit të internetit dhe informimin e parandalimit të këtyre rreziqeve.

Forma e kësaj ligjërate kishte karakter informues dhe vetdijësues për rreziqet me të cilat ballafaqohen të rinjtë gjatë përdorimit të internetit dhe zbulimin e të dhënave të tyre nga sulmet e ndryshme kibernetike.

Koordinatorja Nazmije Demolli-Kastrati, ka thënë se diskutimi me nxënës ka qenë interaktiv, ku janë marrë pyetje dhe përgjigje të ndryshme rreth mbrojtjes dhe vetëdijesimit të tyre.

Ndërsa, drejtoresha ekzekutive e NOPM-it, Besime Tusha-Maliqi, ka falënderuar nxënësit dhe drejtoreshën e kësaj shkollë, Merita Cocaj-Keqmezi, për bashkëpunimin e ndërsjellë.

 

Lajme të sponsorizuara