Nxënësit i thurin fjalë dhe vargje “Epopesë së UÇK-së” në BKK

06 mars 2026 | 15:26

Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”, në shenjë nderimi për shënimin e 28-vjetorit të “Epopesë së UÇK-së”, sot ka organizuar aktivitet letrar me nxënës të shkollave fillore të mesme të ulëta të Republikës së Kosovës.

Pas vlerësimit të punimeve të konkursit letrar shpallur muajin e kaluar, juria e këtij konkursi ka dhënë tri mirënjohje për tri çmimet e para për poezi, ese dhe tregim, për nxënësit: Edita Ismajli, Hana Tetova dhe Eris Laqi.

Mbi 30 nxënës të tjerë u nderuan me mirënjohjeje për pjesëmarrjen dhe kontributin e tyre në këtë konkurs letrar.

Në konkurs kanë aplikuar me punimet e tyre mbi 350 nxënës të shkollave fillore dhe të mesme të ulëta nga e gjithë Kosova, në tri kategori të krijimtarisë letrare: ese, poezi dhe tregim, me punime me temë “Epopeja e UÇK-së”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lionel Messi i ka dhuruar presidentit të ShBA-së, Donald Trump,…