
“O jetë o vdekje”, Shqipëria luan sonte ndeshjen vendimtare ndaj Serbisë
11 tetor 2025
| 09:35
Sonte zhvillohet ndoshta ndeshja më e rëndësishme për të gjithë shqiptarët kudo që janë.
Kombëtarja Shqiptare udhëton drejt Leskovcit, për t’u përballur ndaj Serbisë në një ndeshje e cila mund të vendos fatin e vendit të dytë për grupin K.
Në këtë ndeshje siguria pritet të jetë shumë e lartë, pasi që do të synojnë që të mos përsëritet historia e para 11 viteve, ku droni me mbishkrimin “Autochthonous”, valonte në Beograd.
Ndeshja ishte paraparë të luhej me 6500 tifozë, por më pas u vendos që nuk do të lejohen pasi që është cilësuar si ndeshje me rrezik shumë të lartë.
Kujtojmë se ndeshja Serbi-Shqipëri, pritet të zhvillohet sonte në stadiumin “Duboqica” të Leskovcit, në orën 20:45.