OAK-u: Do të rritet numri i bizneseve të falimentuara

12 nëntor 2020 | 15:14

Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) ka shprehur keqardhje për humbjet që kanë pësuar bizneset në këtë kohë pandemie dhe për humbjet e vendeve të punës, ku si pasojë nuk do të kenë humbje vetëm bizneset por edhe shteti në përgjithësi, raporton “Epoka e re”.

“Kjo humbje do t’i shkaktohet shtetit përmes mungesave buxhetore që janë duke u rritur çdo herë e më shumë. OAK-u shpreh indinjatë që Kuvendi nuk është në gjendje të realizojë një veprim të vetëm, e i cili është kalimi i Pakos së Rimëkëmbje Ekonomike duke kërkuar edhe njëherë që në këtë pako të merren parasysh kërkesat e bizneseve. Kjo tregon një joseriozitet të lartë të paraqitur në të gjitha instancat shtetërore, sa i përket vendimit të fundit të marrë nga Qeveria e Kosovës për mbyllje të ekonomisë”, është thënë në reagimin e OAK-ut.

OAK-u ka vlerësuar se duke u bazuar në të dhënat e vazhdueshme që marrin nga bizneset dhe gjendjen e rëndë në të cilën është biznesi duke vazhduar t’i mbajë jashtë mundësive të saja punëtorët, konsideron se këto masa do ta dëmtojnë shumë rëndë biznesin dhe numri i bizneseve të falimentuara do të rritet së bashku me numrin e qytetarëve të papunë.

“OAK-u vlerëson që vendimet e tilla mund të merren vetëm pasi Qeveria e Kosovës t’i përkrah bizneset dhe punëtorët për kohën sa këta qytetarë do të jenë të papunë”, ka theksuar Oda e Afarizmit të Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar…