OAK-u i shkruan kryediplomatit Konjufca dhe guvernatorit Mehmeti
Oda e Afarizmit të Kosovës (OEK) i është drejtuar më një letër ministrit në detyrë të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca dhe guvernatorit të BQK-së, Fehmi Mehmeti për të ngritur disa shqetësime, të cilat sipas kësaj ode janë të domosdoshme që të rregullohen.
Çështja e parë ka të bëjë ekzekutimin e pagesave në “Google”, ku nga Kosova nuk lejohet duke shkruar se “Google Play purchases are not supported in your country. Unfortunately you will not be able to complete purchases”.
OAK-u ka thënë se me këtë problem janë ballafaquar dje, ku iu është pamundësuar që të blejnë hapësirë shtesë në “gmail”, edhe pse Kosova posedon “visa” dhe “master card”, një gjë e tillë nuk u është lejuar.
“Një çështje tjetër është tek vendosja e emrit të një qyteti, atëherë automatikisht vendoset p.sh. ‘Prizren, Serbia’ e jo Kosova siç duhet të jetë. Gjithashtu nëse e përkthejmë në ‘Facebook’ një lajm apo tekst të caktuar nga gjuha shqipe apo ndonjë gjuhë tjetër, çdo kund ku figuron emri Kosovë apo Kosovo, ai përkthehet me automatizëm në Serbi”, është thënë në letrën e OAK-ut.
Duke e marrë parasysh ketë, OAK-u ka kërkuar që të merren parasysh këto problematika dhe Institucionet relevante të bëjnë reagimin dhe rregullimin e këtyre pengesave, në mënyrë që barriera të tilla të eliminohen.



