OAK-u ripërsërit kërkesën për heqjen e kufizimeve dhe përkrahje të bizneseve

20 nëntor 2020 | 12:04

Largimi i kufizimeve të lëvizjes dhe orarit të punës për bizneset, shtimi i masave disiplinore dhe respektimi i rregullave gjatë gjithë kohës, të gjinden mënyra për subvencionimin e kompanive të cilat shtojnë numrin e të punësuarve, përfshirja e rekomandimeve të bizneseve në ligjin për rimëkëmbje ekonomike, të lejohen 2 miliardë euro investime nga qeveria dhe barrierat me të cilat po përballen bizneset gjatë kalimit transit me mallra nëpër Serbi duke mos respektuar marrëveshjet, ishin disa nga çështjet që u ngritën në takimin e përfaqësuesve të Odës së Afarizmit të Kosovës me kryeministrin Avdullah Hoti dhe këshilltarin Gazmend Qorraj, raporton “Epoka e re”.

Përfaqësuesit e OAK-ut në këtë takim kanë kërkuar edhe njëherë nga kryeministri heqjen e menjëhershme të orës policore dhe kufizimeve ose mbështetje direkte për bizneset dhe punëtorët për humbjet që po u shkakton ky vendim duke ua ndaluar të drejtën e punës, kërkesë kjo e dalë nga takimet që OAK-u po ka në vazhdimësi me bizneset dhe ankesat që po pranon në vazhdimësi nga bizneset.

Gjatë këtij takimi përfaqësuesit e OAK-së theksuan që ndalesat që po bëhen nga ana e institucioneve po e dëmtojnë shumë biznesin edhe ashtu të rënduar si rezultat i pandemisë, duke shtuar që si rezultat i mospërkrahjes financiare bizneset e kanë të pamundur që të mbajnë në punë numrin e të punësuarve që kanë pasur deri më tani.

Ndërsa sa i përket Ligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike, nga OAK-u u kërkua që të përfshihen edhe disa kërkesa të bizneseve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në vazhdën e aktiviteteve të Javës Globale të Ndërmarrësisë, Oda…