
Obama infektohet me Covid
14 mars 2022
| 10:59
Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka njoftuar se ka rezultuar pozitiv me koronaviurs.
Ai ka thënë se ndihej mirë dhe vetëm kishte gërvishtje të fytit.
“Kam pasur gërvishtje të fytit për disa ditë, por jam mirë”, ka shkruar Obama në llogarinë e tij në “Twitter”.
Ai po ashtu tha se është i lumtur që ai dhe bashkëshortja e tij Michelle janë të vaksinuar edhe me dozën përforcuese kundër koronavirusit.
“Ajo ka dalë negative për koronavirus”, ka shkruar Obama duke iu referuar ish-zonjës së Parë, Michelle Obama.