Obiliqi bëhet me shtëpi të kulturës

14 qershor 2019 | 17:34

Në komunën e Obiliqit është përuruar Shtëpia e Kulturës “Xhavit Haziri”. Përurimi i kësaj shtëpie është bërë në 20-vjetorin e çlirimit të kësaj komune nga okupatori serb.

Në ceremoninë e përurimit të Shtëpisë së Kulturës, projekt ky i cili ka kushtuar rreth 900 mijë euro është thënë se kjo shtëpi do të shërbejë për të gjithë artistët.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar qytetarët e Obiliqit për këtë shtëpi.

Ndërsa, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka uruar të ketë sa më shumë aktivitete në këtë shtëpi dhe ta gëzojnë ansamblet, pasi sipas tij është një prej objekteve më të bukura.

Në anën tjetër, kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, ka folur për të arriturat në këtë komunë. Për Shtëpinë e Kulturës, ka thënë se e njëjta do t’i shërbejë të gjithë artdashësve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për të eksportuar produktet e Kosovës në tregun evropian, duhet…