OBSH: Afrika mund të bëhet epiqendra e re e Covid-19
Afrika mund të jetë epiqendra e re e koronavirusit, ka paralajmëruar OBSH-ja.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, virusi duket se po përhapet larg kryeqyteteve afrikane.
Ajo theksoi gjithashtu se kontinenti i ngrohtë nuk ka respiratorë mjaftueshëm për t`i bërë ballë pandemisë. Një prej vdekjeve të para nga Covid 19 në Afrikë ishte ajo e gazetarit nga Zimbabvde, Zororo Makamba në muajin mars. Autoritetet lokale në kryeqytetin Harare pohuan se nuk i ofruan dot trajtim me respirator.
Më së tepërmi, shtrirja e virusit është vënë re në Afrikën e Jugut, Nigeri, Bregun e Fildishtë, Kamerun dhe Gana. Ekziston frika se sëmundja mund të përhapet me shpejtësi në zona të mbipopulluara ku distancimi social është praktikisht I pamundur të praktikohet e ku shumë njerëz nuk kanë as ujë të pastër e sapunë.



