OBSh-ja: 15 milionë adoleshentë në botë përdorin cigare elektronike

07 tetor 2025 | 13:36

Të paktën 15 milionë adoleshentë të moshës 13 deri në 15 vjeç përdorin cigare elektronike në mbarë botën, sipas raportit të parë global të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSh).

Sipas raportit, të rinjtë kanë nëntë herë më shumë gjasa të përdorin cigare elektronike sesa të rriturit, çka tregon një rritje alarmante të varësisë nga nikotina në këtë grupmoshë. Në total, mbi 100 milionë persona përdorin cigare elektronike në botë, përfshirë të paktën 86 milionë të rritur, kryesisht në vendet me standard të lartë jetese, raporton “Reuters”.

Këto të dhëna publikohen në një kohë kur përdorimi i duhanit tradicional ka rënë ndjeshëm – nga 1.38 miliardë përdorues në vitin 2000, në 1.2 miliard në vitin 2024. Përballë rregulloreve më të ashpra kundër duhanit, industria e duhanit po orientohet drejt produkteve alternative, si cigaret elektronike, për të kompensuar rënien e shitjeve. Kompanitë që prodhojnë këto produkte i paraqesin cigaret elektronike si alternativë më pak të dëmshme dhe si ndihmë për të lënë duhanin, por OBSh-ja ka  paralajmëruar për efektin e kundërt tek të rinjtë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Klementina Marjakaj shpall të pavlefshme diplomën e sh.m. të mjekësisë…