OBSH-ja do të rekomandojë kërkime shtesë për kontaktet e pacientit të parë me Covid-19 në Kinë

21 shkurt 2021 | 20:24

Një raport paraprak nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) mbi origjinën e koronavirusit do të rekomandojë një kërkim më të gjerë për kontaktet e pacientit të parë të njohur me COVID-19 në Wuhan, Kinë, si dhe një zinxhir furnizimi për gati 10 tregtarë të produkteve deti në tregun e Huanan, të cilët besohet të kenë rol në përhapjen e hershme të sëmundjes në fund të vitit 2019.

Hetues të njohur me draft-raportin e OBSH-së, kanë bërë të ditur për CNN, se shkencëtarëve kinezë u janë nevojitur shumë muaj për të kryer punën fillestare hetimore mbi origjinën e virusit.

Ata thonë se është e habitshme dhe e pabesueshme që shkencëtarët kinezë nuk e kishin kryer tashmë punën.

Rekomandimet e komisionit do të adresojnë, ndër të tjera, dy linja kryesore të hetimit, thonë hetuesit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkimi Evropian ka këmbëngulur sërish në rifillimin e dialogut Kosovë-Serbi.…