OBSh-ja paralajmëron për shkallë të lartë të fruthit në Evropë

20 shkurt 2018 | 12:31

Evropa ka parë rritje masive të rasteve të fruthit në vitin 2017.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSh, ka theksuar se bëhet fjalë për 400 për qind rritje, përkatësisht për mbi 20.000 njerëz të infektuar, krahasuar me 5.273 në vitin 2016.

Nga të infektuarit kanë vdekur 35 persona, Sipas OBSh-së, shifrat janë tragjedi.

Pesëmbëdhjetë rajone evropiane kanë pasur shpërthime të mëdha, në mesin e tyre: Rumania, Italia dhe Ukraina.

Njerëzit që shmangin vaksinimin janë pjesë e problemit, kanë thënë ekspertët, raporton “Rel”.

“Çdo person i prekur nga fruthi në Evropë na kujton se fëmijët dhe të rriturit e pavaksinuar, pavarësisht se ku jetojnë, janë në rrezik nga sëmundja dhe përhapja e saj te të tjerët”, ka thënë Suzsanna Jakab nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Fruthi është një sëmundje virale infektive që mund të jetë vdekjeprurëse.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka dekoruar ish-shefin…